Elegancë e Përhershme,

Dru Masiv i Zgjedhur

Ne krijojmë mobilje nga dru masiv i çmuar, duke kombinuar mjeshtërinë tradicionale me dizajn bashkëkohor dhe cilësi të lartë.

Sherbimet tona

Peja Wood është kompani e specializuar në prodhimin e mobiljeve ekskluzive nga druri masiv 100% natyral, duke përdorur kryesisht arrë dhe bung, si dhe lloje të tjera të përzgjedhura druri, në varësi të kërkesave dhe karakterit të projektit. Çdo punim realizohet me përkushtim maksimal, duke garantuar qëndrueshmëri të lartë, estetikë të rafinuar dhe elegancë të përjetshme për çdo ambient banimi.

Produktet tona prodhohen me porosi, sipas nevojave dhe preferencave të klientit.

Galeria

Në galerinë tonë gjeni një përzgjedhje të produkteve të realizuara me përkushtim, ku çdo detaj pasqyron cilësinë e drurit masiv dhe mjeshtërinë artizanale. Çdo punim është krijuar me porosi, duke reflektuar stilin, nevojat dhe vizionin e klientëve tanë.

Rreth Nesh

Fillet e kompanis

Si fëmijë të rritur në bjeshkët e Rugovës, mes lisave të vjetër dhe të lartë që rrethonin stanin shumëvjeçar të familjes sonë, dashuria dhe pasioni për drurin lindën natyrshëm. Që në fëmijëri, duke improvizuar dhe ndërtuar lodra të thjeshta prej druri, u krijua lidhja e parë me këtë material fisnik. Me kalimin e viteve, kjo dashuri u shndërrua në një mjeshtëri të hollë dhe precize, të ndërtuar mbi përvojë, përkushtim dhe respekt ndaj natyrës…

Zhvillimi i kompanis

Në vitin 2016, kjo lidhje u shndërrua në një angazhim profesional me themelimin e Peja Wood, me synimin për të krijuar mobilje nga dru masiv që bashkojnë mjeshtërinë tradicionale me kërkesat bashkëkohore të dizajnit. Që nga fillimet modeste, kompania është zhvilluar gradualisht, duke zgjeruar gamën e produkteve dhe duke përmirësuar vazhdimisht teknikat e punimit.

Personalizim

90% e produkteve tona realizohen me porosi, të dizajnuara sipas kërkesave të klientit dhe të përshtatura saktësisht me hapësirën ku do të vendosen.

Ekuilibër

Për çdo trung të përdorur në prodhim, angazhohemi që të mbillen të paktën dy trungje të reja të të njëjtit lloj, në funksion të ruajtjes së ekuilibrit natyror.

Scroll to Top