Shërbimet

Nga ideja në dru masiv.

Sherbimet tona

Tryeza

Krijojmë tryeza unike nga druri masiv 100% natyral, të dizajnuara për të qenë qendra e çdo ambienti. Çdo detaj përpunohet me dorë, duke respektuar strukturën natyrore të drurit dhe karakterin e tij të veçantë.

Tavolinat tona realizohen me porosi, duke u përshtatur plotësisht me hapësirën tuaj:

Dhoma gjumi

Dhoma gjumi të ndërtuara për rehati, qetësi dhe elegancë të përjetshme. Mobiljet prodhohen nga dru masiv i përzgjedhur, me fokus në funksionalitet, estetikë dhe ndjesinë natyrale që sjell druri në hapësirën e pushimit.

Çdo projekt realizohet sipas preferencave të klientit, nga dizajni deri te përmasat dhe detajet përfundimtare.

TV Komoda

TV komoda që kombinojnë linja të pastra, funksionalitet praktik dhe bukurinë natyrale të drurit masiv. Ideale për ambiente moderne dhe klasike, duke sjellë ngrohtësi dhe stil në çdo dhomë ndenjeje.

Çdo komodë realizohet me porosi, duke u përshtatur me dimensionet dhe stilin e ambientit:

Dekore unike

Krijojmë dekore unike nga dru masiv, ku çdo copë druri ruan formën dhe historinë e saj natyrore. Këto elemente janë ideale për ambiente që kërkojnë karakter, autenticitet dhe identitet të veçantë.

Çdo dekor është unik dhe i papërsëritshëm, i realizuar me përkushtim dhe kreativitet.

Scroll to Top